𝗥𝗿ë𝗺𝗯𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗷ë 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻 𝗻ë 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻ë, 𝗽𝗼𝗿 𝗮𝗿𝗿𝗶𝗻 𝗾ë 𝘁’𝗶𝘂 𝗶𝗸ë 𝗻𝗴𝗮 𝘃𝗲𝘁𝘂𝗿𝗮

 𝗥𝗿ë𝗺𝗯𝗲𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗷ë 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻 𝗻ë 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻ë, 𝗽𝗼𝗿 𝗮𝗿𝗿𝗶𝗻 𝗾ë 𝘁’𝗶𝘂 𝗶𝗸ë 𝗻𝗴𝗮 𝘃𝗲𝘁𝘂𝗿𝗮

Një burrë është tentuar të rrëmbehet nga disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, duke e futur me forcë në veturë dhe duke ikur në drejtim të panjohur.

Viktima më pas ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Pas raportimit në polici, viktima ka treguar se të dyshuarit, nën kanosje të armës, e kanë futur në veturë. Të njëjtit iu është ofruar tretman mjekësor.

Vetura më pas është identifikuar dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar, në vendbanimin e të cilit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

I gjithë rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Hamzë Jashari”, në Prishtinë./Gazeta10

Të ngjajshme