𝗥𝗿𝗮𝗵𝗲𝘁 𝗯𝗿𝘂𝘁𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗻𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗼𝘁𝗲𝗸ë𝘀 𝗻ë 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë

 𝗥𝗿𝗮𝗵𝗲𝘁 𝗯𝗿𝘂𝘁𝗮𝗹𝗶𝘀𝗵𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗻𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗱𝗶𝘀𝗸𝗼𝘁𝗲𝗸ë𝘀 𝗻ë 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë

Një person është rrahur brutalisht nga disa persona brenda një kafeneje.

I rrahuri është biznesmeni, Alban Klaiqi , pronari i një diskoteke në Kamenicë.

Insajderi ka siguruar pamjet ekskluzive, derisa Klaiqi shihet duke pirë kafe me disa persona teksa atij i afrohen sulmuesit, të cilët e rrahin pa ndalë.

Nga pamjet shihen edhe dy femra, njëra prej tyre tenton ta ndalojë situatën por kot. Viktima shihet i shtrirë për toke e i gjakosur. Tek atëherë vërehen personat që po e shoqëronin duke “i ndihmuar”. Teksa sulmuesit lëshojnë lokalin.

Gazeta ka provuar ta kontaktojë Klaiqin por i njëjtit ska qenë i qasshëm./Insajderi/.

Të ngjajshme