?ë? ç?? ? ????? ?????????? ?? – ??? ?ë ???????

 ?ë? ç?? ? ????? ?????????? ?? – ??? ?ë ???????

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, e cila udhëheq në këtë komunë, ditë më parë ka njoftuar se kanë ndërprerë koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Front Online.

“Kundërligjshmërinë dhe padrejtësinë e luftojmë, pa kompromis. Pas dështimit të seancës për të tretën herë me radhë, qeverisja e përbashkët me PDK në Gjilan ka marrë fund”, ka shkruar kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni në faqen zyrtare të tij.

Me këto deklarata të të parit të Komunës nuk po pajtohen nga PDK-ja që deri më tani ishin bashkë në qeverisje në Gjilan.

Këto janë akuzat e PDK-së për VV-në pas prishjes së koalicionit në Gjilan

Ish-drejtori i Financave në Komunën e Gjilanit, Riad Rashiti nga radhët e PDK-së, ka deklaruar për Front Online se arsyetimi i Hysenit, lidhur me prishjen e koalicionit nuk qëndron, pasi sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje në fusha të ndryshme.

“Ne si ish-partnerë të qeverisjes komunale, krizat e mosmarrëveshjeve tona i kemi pasur në shumë fusha dhe arsyetimi i dhënë nga kryetari, të merret si shkas për ndërprerjen e bashkëpunimit politik, nuk qëndron”.


Rashiti ka përmendur disa nga arsyet që çuan në prishjen e këtij koalicioni.

“Ne në seancën e fundit të Kuvendit Komunal kemi kërkuar shtyrjen e tri pikave me arsyen për të kërkuar informacione shtesë nga drejtoria e urbanizmit, e cila për 17 muaj nuk i ka sjellë në Kuvend për sqarim, ndërsa ka lëshuar leje ndërtimore mu në këto zona, pse edhe 15 vendime tjera të njëjta sikur këto tri vendime, nuk i ka sjellë për shfuqizim. Ne kemi qenë kundër dëmtimit të qytetarëve të cilët kanë bërë marrëveshje me ndërtuesit bazuar në këto vendime”, është shprehur ai për Front Online.

Rashiti e quan kokëfortë kryetarin Hyseni, pasi sipas tij, ka një arsye që Kryetari po këmbëngulte që ato tri pika të kalojnë në atë seancë.

“Kryetari i komunës me kokëfortësinë dhe pa arsyeshmërinë e tij, ka kërkuar me çdo kusht që në këtë seancë të kalojnë këto tri pika. Pra për 17 muaj fare nuk ju ka ngut, ndërsa për një javë nuk e ka pas durimin. Kjo tregon se kanë pas një siklet të madh për të cilin do të kuptohet së shpejti për publikun”, ka theksuar ai.

Rashiti: Vetëvendosje në Gjilan ka humbur shumicën në Kuvend, nuk pritet zhvillim gjatë mandatit të tyre

Ish-drejtori i Financave në Komunën e Gjilanit, Riad Rashiti nga radhët e PDK-së, ka deklaruar për Front Online se pavarësisht se kishin tentuar të kenë një bashkëpunim të mirë me partinë në pushtet, ky partneritet nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar për ta.

Ai për Front Online ka përmendur disa nga problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë bashkëqeverisjes.

“Jemi përballur me problemet, si mosfunksionim për shtatë muaj radhazi i Kuvendit Komunal në Gjilan, për të cilën jemi dëmtuar edhe ne si partner, mos emërimi i Komisioneve Komunale të Aksionarëve në Ndërmarrjet Publike, për më shumë se një vit, mos emërimi i bordeve në Ndërmarrjet Publike Lokale e shumë të tjera” tha ai, teksa është deklaruar edhe për shkeljet tjera që sipas tij janë bërë nga Vetëvendosje në Gjilan.

“Kemi pas probleme me mos shpalljen e vendeve të punës në sektorin e shëndetësisë, shkeljet e shumta ligjore të konstatuara në raportin e Auditorit Kombëtar për vitin 2022, e për të cilat komunës së Gjilanit i pamundësohet aplikimi në Grantin e performances, për të dytin vit radhazi”, u shpreh Rashiti.

Rashiti ka thënë se tashmë Vetëvendosje ka humbur shumicën në kuvend ndërsa në ekzekutiv mund të vazhdojnë angazhimet e tyre me ato kapacitete të mangëta që i kanë.

Kadriu: Koalicioni VV – PDK u prish si pasojë e moskoordinimit, për dy vjet asnjë projekt i mirë për qytetin e Gjilanit

Kushtrim Kadriu nga “Vatra”, asamblist në Kuvendin Komunal të Gjilanit për Front Online ka komentuar prishjen e koalicionit VV – PDK në këtë komunë.

Kadriu ka thënë se VV-ja dhe PDK-ja gjatë partneriteti në komunë, nuk kanë sjellur asnjë projekt në të mire të vendit.

“Koalicioni në Gjilan u prish si pasoj e moskoordinimit mes partnerëve. Tani i erdhi fundi edhe pse për këto dy vite bashkëqeverisje nuk kanë arritur me sjellë asnjë projekt të mirë për qytetin e Gjilanit dhe as qeverisje të cilën është dashur me afru në aspektin pozitiv, nuk e kanë bërë. U pa edhe gjatë seancës, është parë edhe gjatë të kaluarës që këta kanë gërshetuar mendime të kundërta mes vete dhe nuk kanë arrit me kriju punë”, ka deklaruar Kadriu.
Ai ka shtuar se shumë shpejtë do të thërrasin seancë të re në Kuvendin Komunal të Gjilanit për ndryshim të udhëheqjes së asamblesë komunale.

“Mendoj që brenda pak ditëve do të tentojmë të thërrasim seancë të re, me qëllim ndryshimin e udhëheqjes së asamblesë komunale dhe këtë drejtim ta marrim ne opozita e vërtet që jemi tash e sa vite, dhe do të tentojmë ti japim Gjilanit më të mirën që së paku institucioni i Kuvendit Komunal të jetë në binar dhe ta bëjmë mbikëqyrjen e punës së kryetarit, apo edhe të jemi promotor për ta shtyrë atë të punoj, pasi nuk jemi duke parë rezultate as nga kryetari Hyseni”, u shpreh Kadriu duke shtuar se pretendon që ta zë vendin e kryesuesit të kuvendit në këtë komunë./

Front Online ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Levizja Vetëvendosje, parti kjo që po qeverisë me Gjilanin por pavarësisht premtimeve se do të deklarohen ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit. /Front Online/

Të ngjajshme