𝗣𝗹𝗮𝗻𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗽ë𝗿 𝗮𝘁𝗲𝗻𝘁𝗮𝘁𝗶𝗻, 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗟𝗗𝗞-𝘀ë: 𝗣𝘂𝘀𝗵𝗸𝗮 𝘁𝗼𝗽 𝗷𝘂 𝗯ë𝗳𝘁ë
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka komentuar shkurt planifikimet për atentat ndaj kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të tjerë.
Ajo ka thënë se nuk ka informata lidhur me këtë rast, por që shkurtimisht ka thënë se LDK-ja nuk është frikësuar asnjëherë dhe as nuk do të frikësohet ndaj çfarëdo kërcënimi.
“Pushka top ju bëftë”, ka thënë shkurtimisht deputetja Bunjaku.