????? ??????: VV në opozitë kërkonte zbardhjen e rastit Dehari, tash po thonë kanë humb provat

 ????? ??????: VV në opozitë kërkonte zbardhjen e rastit Dehari, tash po thonë kanë humb provat

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka reaguar pas njoftimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së janë zhdukur disa mostra të Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë.

Olluri ka rikujtuar deklaratat e partisë në pushtet se do ta zbardhin rastin e Astrit Deharit.

“Vetëvendosja në opozitë: Do ta zbardhim rastin e Astrit Deharit. Vetëvendosje në pushtet: Na kanë hupë dikah mostrat e Astritit”, ka shkruar Olluri në Facebook.

Ndryshe, dje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal. “Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një rast i rëndë, kriminal. Kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit dhe drejtorin e Policisë”, tha ajo.

Për këto pretendime, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimet.

Tetori i vitit 2021, hera e fundit kur janë kontrolluar mostrat e Astrit Deharit në institut.

Sipas ministres Haxhiut, hera e fundit kur janë kontrolluar ato ka qenë tetori i vitit 2021, shkruan Insajderi.

“Sipas informacioneve që nga tetori i vitit 2021, nuk kanë kontrolluar nëse janë mostrat aty, sepse kështu e kanë sistemin. Tek dje në momentin që e kanë dashur të bëjnë bartjen e mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj e kanë kuptuar që mungojnë”.

“Nuk dihet kur ka ndodhë. Ne pyetëm për kamerat e sigurisë, sepse aty ka kamera por ju e dini që vetëm një muaj sipas informacioneve që na u thanë nuk mund të qëndrojnë më shumë pamjet”, tha më tej ajo.

“Ky akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj, por jam e bindur që ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në përgjithësi”, deklaroi ministrja Haxhiu.

Tërë kjo situatë sipas ministres Haxhiu, vendosë hije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Situata e krijuar është tepër e rëndë dhe vendos hije dyshimi në gjithë Institutin e Mjekësisë Ligjore, por edhe në veprimtarinë e tij. Jo vetëm për të tashmen, por veçanërisht në atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Protokolli i vendit ku ruhen mostrat është shumë strikt dhe nëse ai ndiqet, kuptohet qartë se kush janë përgjegjësit për këtë krim. Por, në këtë rast ata që kanë pasur guximin të veprojnë në këtë mënyrë, as nuk zbrapsen nga protokolli dhe ndalesat ligjore e as nga përfshirja në një vepër të rëndë penale”, shtoi Haxhiu.

Të ngjajshme