𝗡ë 𝘃𝗶𝗴𝗷𝗶𝗹𝗷𝗲 𝘁ë 𝗺𝘂𝗮𝗷𝗶𝘁 𝘁ë 𝗥𝗮𝗺𝗮𝘇𝗮𝗻𝗶𝘁, 𝗡𝗮𝘇𝗶𝗺 𝗚𝗮𝗴𝗶𝗰𝗮 𝗶 𝗔𝗔𝗞-𝘀ë 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗞𝗕𝗜-𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻

 𝗡ë 𝘃𝗶𝗴𝗷𝗶𝗹𝗷𝗲 𝘁ë 𝗺𝘂𝗮𝗷𝗶𝘁 𝘁ë 𝗥𝗮𝗺𝗮𝘇𝗮𝗻𝗶𝘁, 𝗡𝗮𝘇𝗶𝗺 𝗚𝗮𝗴𝗶𝗰𝗮 𝗶 𝗔𝗔𝗞-𝘀ë 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗞𝗕𝗜-𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻

“Sot, bashkë me kolegë të kryesisë së AAK-së në Gjilan, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan në vigjilje të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Gjithmonë gjejmë pritje të ngrohtë nga kryetari i KBI-së, Naim Aliu me bashkëpunëtorë, me të cilët kemi ruajtur raporte të shkëlqyera prej kohësh”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai ka uruar me këtë rast komunitetin mysliman në Gjilan për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Krijuesi.

“Muaji Ramazan le të shërbejë si një shans i mirë për të reflektuar si shoqëri për tu solidarizuar me ata që kanë nevojë, e për te qenë bashkë si qytetarë e si komb.

Zoti ju bekoftë të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës. Urime!”, ka thënë gagica i AAK-së.

Të ngjajshme