?? ë???ë ? ??? ?ë ???? ???ë?ë ?? ????? ? ????? ???????

 ?? ë???ë ? ??? ?ë ???? ???ë?ë ?? ????? ? ????? ???????

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në hollin e Hotelit Grand në kryeqytet.

Policia e ka konfirmuar rastin e vdekjes duke e cilësuar si një vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç. Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”, thanë nga policia për Gazeta10.

I riu, dyshohet se u rrëzua në diskon “13 Rooftop” në këtë hotel dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Edhe Innovation Centre Kosovo, vendi ku ai punonte, ka njoftuar për vdekjen e Erblinit i cili ishte mjeshtër i ‘Motion Design’.

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut dhe anëtarit të komunitetit tonë, Erblin Shala. Erblini ishte mjeshtër në Motion Design, drejtoi kompani në fushën e dizajnit, një djalosh plot humor dhe energji pozitive, i cili do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve nga Gjakova dhe Prishtina. Të qoftë i lehtë dheu, Erblin!”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Të ngjajshme