𝗞𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸ë𝘀 𝗻𝗱𝗮𝗻 𝟲𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗮𝗴𝗮 𝗲 𝘁𝗶𝗷 për sigurim shëndetësor të Njësisë Speciale

 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸ë𝘀 𝗻𝗱𝗮𝗻 𝟲𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗮𝗴𝗮 𝗲 𝘁𝗶𝗷 për sigurim shëndetësor të Njësisë Speciale

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka ndarë një pjesë të pagës së tij për të mbuluar sigurimin shëndetësor yë Njësisë Speciale për periudhën 12 mujore.

“600 euro nga paga ime mujore do ti ndaj për Fondacionin Golden Eagle, i cili ka marrë përsipër për të mbuluar sigurimin shëndetësor për 100 pjesëtarët e Njësisë Speciale (NJSO), për periudhën 12 mujore.

Megjithëse ne jemi të angazhuar me punë në qeverisje lokale, ne me mendje dhe zemër jemi me

policët tanë në Veri të Kosovës.

Jam krenar që e përfaqësoj Kumunën e Suharekës, e cila ka personalitete humane si z.Shaqir Palushi.

Kosova është vendi ynë dhe është i të gjithëve pa dallim, andaj duhet të jemi bashkë në situata të tilla.

Krenar me Policinë e Kosovës” shkruan Muharremaj në njoftim.

Të ngjajshme