?????? ?? ??ç ???? ????, ?????? ? ?????ë

 ?????? ?? ??ç ???? ????, ?????? ? ?????ë

Kosova në vitin 2022 pati rreth 10 mijë krerë gjedhe më pak se më 2021.

Kështu të paktën thotë një raport i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Numri i saktë i gjedheve më 2022 ishte 250 mijë e 899 ndërsa më 2021 kjo shifër ishte 260 mijë e 528, njofton klankosova.tv duke u bazuar në një analizë të ASK-së.

Ani se ishin më pak se një vit më parë, gjedhet, megjithatë, janë në vendin e parë përsa i përket kafshëve shtëpiake që i mbajnë e kultivojnë kosovarët.

Në të dytin, gjithnjë sipas ASK, janë delet që gjithsej në vend janë 204 mijë e 110 krerë.

Në vendin e tretë renditen derrat. Kosova më 2022 numëroi 45 mijë e 420 krerë të këtij lloji kafshësh.

Goxha i pakët është numri i njëthundrakëve, ku bëjnë pjesë kuajt, mushkat e gomarët. Numri i këtyre kafshëve, bashkërisht, mezi mbërrin në 1 mijë e 469.

Të ngjajshme