𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë: 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗽𝗼 𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮

 𝗞𝗮𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗗𝗞-𝘀ë: 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗽𝗼 𝘀𝗵𝗸ë𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗮

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Kastrati, është shprehur se më e mira për vendin, sipas tij është që Qeveria Kurti të largohet dhe se ajo nuk kupton nga kritikat intelektuale.

Kjo për shkak se sipas tij janë Qeveri e kalamajve që ka ardhur në pushtet me gur e flakë.

Në shkrimin e tij Kastrati, ka përmendur disa pika që sipas tij janë tregues pse kjo Qeveri duhet të largohet.

Postimi i plotë:

KURTI E SVEÇLA NË DILEMË: A ME LUFTU ME TERRORISTAT NË VERI APO ME JU SHQIPTU GJOBA PËR TARGAT SERBE PËRDERISA ATA TRANSPORTOJNË BOMBA  Miq, çuditem kur dikush (disa edhe nga opozita) mundohen të kritikojnë këtë qeverinë e kalamajve kështu nga nivele intelektuale e akademike, me qasje kinse konstruktive e deri përmes vargjeve e poezive. Si mundet dikush që ka ardhë në pushtet me gur e flakë nga rruga e dhunë ndaj institucioneve të mësohet për politikëbërje? Duhet më thjeshtë: KJO QEVERI DUHET TË SHPORRRET. Sa më shpejt aq më mirë për Kosovën! Ja shumë arsye vetëm gjatë ditëve të fundit: * Bomba në institucione të Kosovës në Veri; * Bomba në lagjen ku banojnë shqiptarët në Veri; * Shpërngulja e familjes së parë shqiptare nga Veriu ndodhi; * Qytetarët shqiptarë bëjnë roje natën në Veri; * Sveçla i jep lajmet në Prishtinë;. * Kurti në vend që me e thirr Këshillin e Sigurisë udhëton jashtë shtetit kur në Veri ka gati gjendje lufte; * Nga një situatë kur në të kaluarën në Veri organizoheshin zgjedhje (6 herë) me Kushtetutën e Kosovës, ku kishim polici e gjyqe të Kosovës (sado e brishtë që ishte) kaluam pothuajse në gjendje lufte; * Skenari ruso-serb për Veriun po realizohet; * Veriu tanime po shkon drejt një autonomie territorriale dhe defakto po shkëputet nga Kosova. Kurti e Sveçla e dorëzuan 17% të territorrit të Kosovës për disa teneqe (targat). Me apo pa qëllim tani kjo sështë me rëndësi; * Në QKUK vrahet gruaja shtatëzënë Mister Non-Grata ( Sveçla) as që e mendon dorëheqjen; * Vjedhen provat e Astrit Deharit Miss Non-Grata( Albulena Haxhiu) as që mendon dorëheqjen; * Ofanziva e përuljes së qytetarit vazhdon. VV nuk voton as Trustin; * Jeta vazhdon. Komandantat e FB që i shajnë shqiptarët tani janë të gatshëm me çliru Veriun; * Militanti i VV-së i sheh në minimarket disa produkte ushqimore me çmime për hava dhe kthehet në shtëpi pa i ble gjysmën. Barku i dhemb nga këto fakte reale që i rendita më lart. Megjithatë, ai me inati vazhdon që në mungesë të disa produkteve ushqimore të ushqehet me faktin që disa parti janë në opozitë. Ok shumë mirë, zgjedhja e tij….atëherë i bëftë mirë!

Të ngjajshme