𝗞𝗮𝗽𝗲𝗻 𝟰𝟬𝟬 𝗸𝗴 𝗺𝗮𝗹𝗹𝗿𝗮 𝗶𝗹𝗲𝗴𝗮𝗹𝗲 𝗻ë 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë, 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝘃𝗶𝗻𝗶𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶𝗮

 𝗞𝗮𝗽𝗲𝗻 𝟰𝟬𝟬 𝗸𝗴 𝗺𝗮𝗹𝗹𝗿𝗮 𝗶𝗹𝗲𝗴𝗮𝗹𝗲 𝗻ë 𝗞𝗮𝗺𝗲𝗻𝗶𝗰ë, 𝗱𝘆𝘀𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝘃𝗶𝗻𝗶𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶𝗮

Policia e Kosovës ka konfiskuar veturën me 400 kilogramë mall të paligjshëm (qershi dhe kajsi) që dyshohet se vinin nga Serbia në Kamenicë.

Një automjet “VW Caddy” me targa vendore është ndalur në Kamenicë të hënën, gjatë realizimit të detyrave zyrtare nga Policia e Kosovës në orën 22:00.

Pas kontrollit të automjetit, është zbuluar se në të kishte ngarkuar 98 arka me qershi dhe një arkë me kajsi, me një peshë prej rreth 400 kilogramë.

Siç ka njoftuar Policia, dyshohet se mallrat vinin ilegalisht nga Serbia, pasi nuk kishte dokumentacion përcjellës që të vërtetonin origjinën dhe përmbajtjen e tyre.

“Gjatë realizimit të detyrave zyrtare është identifikuar dhe ndaluar automjeti VW Cady me targa vendore. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se i njëjti kishte pasur të ngarkuara (98) arka me qershi dhe (1) arkë me kajsi me gjithsej rreth 400 kg, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre, të cilat dyshohet se ishte duke i sjellë ilegalisht nga Serbia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Shtetit në lidhje me këtë rast.

Me urdhër të prokurorit kompetent, mallrat janë dërguar në terminalin doganor për hulumtime të mëtejshme.

Të ngjajshme