??????? dhe ????? bashkojnë forcat për krijimin e një grupi të ri parlamentar

 ??????? dhe ????? bashkojnë forcat për krijimin e një grupi të ri parlamentar

Deputeti Fatmir Humolli i cili kohë më parë u largua nga Grupi Parlamentar i  Lëvizjes “Vetëvendosje”, e i cili tashmë funksionon në Kuvendin e Kosovës si deputet i pavarur, po bënë përpjeke që të formojë një grup të ri parlamentar.

E përpjekjeve të tij  i është bashkuar dhe ish deputeti i Vetëvendosjes  Haki Abazi.  Të dy ish deputetët të cilët janë larguar nga VV në shenjë pakënaqësie, tashmë i kanë bashkuar forcat, për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Humolli për “IndeksOnline”,  deklaroi se ai dhe deputeti Haki Abazi janë duke punuar, për formimin e këtij grupi dhe se po i koordinojnë punët bashkërisht.

“Jemi në përpjekje, jemi duke punuar nëse mund ta bëjmë grupin parlamentar do ta bëjmë. Nëse gjejmë gjuhë të përbashkët me deputet, për t’i  mbrojtur interesat e qytetarëve. Me deputetin Haki Abazi kemi rënë dakord, tani jemi në punë e sipër. Kemi rënë dakord me i koordinu punët bashkërisht. Për arsye se në mënyrë individuale, deputeti në Kuvend të Kosovës nuk ka mundësi me ndiku pa qenë grup. Sepse sistemi i punës që është ndërtuar në Kuvendin e Kosovës, deputetin e pavarur e bënë të pavlerë”, tha ai.

Por Humolli përveç që tregoi se me Haki Abazin kanë rënë dakord dhe po punojnë bashkë në këtë drejtim, nuk preferoi të përmend deputetët e tjerë, me të cilët janë në bisedime për të iu bashkangjitur këtij grupi parlamentar.

“Nuk është korrekte me tregu, për arsye se jemi diskutuar me deputet. Kur të bëhet grupi ne do ta bëjmë publike. Tani jemi duke punuar për ta bërë grupin. Nëse bëhet mirë, nëse jo do ta vazhdojmë punën ashtu qysh jemi. Për momentin jam deputet i pavarur “, tha Humolli.

Ndërsa thotë se nuk i kanë munguar ofertat nga partitë tjera në Kuvend, që t’i bashkohet grupeve të tyre parlamentare, por se ai nuk ka pranuar, pasi që nuk i janë përputhur pikëpamjet politike.  

“Kemi pasur oferta, kemi oferta. Por nuk përputhen pikëpamjet që i kemi ne, ato kanë dallim prej VV, LDK, PDK e as AAK. Pikëpamjet e tyre janë të përafërta. Atëherë me ndërruar prej një partie në parti tjetër,  i bjen ego personale. Unë jam larguar për shkaqe parimore politike, jo për interesa personale. Secila parti jam i bindur që ka interes, që unë t’i bashkëngjitëm si deputet. Por pikëpamjet politike për momentin nuk i kemi të përafërta, me partitë tjera politike”, tha ai./Indeksonline/

Të ngjajshme