𝗛𝘂𝗹𝘂𝗺𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗔𝗟𝗟𝗫𝗢.𝗰𝗼𝗺, 𝗮𝗸𝘁𝗮𝗸𝘂𝘇ë 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗺𝗷𝗲𝗸𝘂𝘁 𝗾ë 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝘃𝗶𝘀𝘁𝗼𝗶 𝗺𝗯𝗲𝘀ë𝗻

 𝗛𝘂𝗹𝘂𝗺𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗞𝗔𝗟𝗟𝗫𝗢.𝗰𝗼𝗺, 𝗮𝗸𝘁𝗮𝗸𝘂𝘇ë 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗺𝗷𝗲𝗸𝘂𝘁 𝗾ë 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝘃𝗶𝘀𝘁𝗼𝗶 𝗺𝗯𝗲𝘀ë𝗻

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut G. Th., nën dyshimin se ka kryer vepren penale “Konflikti i interesit”.

Gjashtë muaj më parë, KALLXO.com publikoi hulumtimin se gjatë një punësimi në QMKF të Podujevës, një anëtar i komisionit vlerësues kishte marrë pjesë në intervistimin e mbesës së tij si kandidate për stomatologe.

Sipas aktakuzës, G. Th., mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar.

Me këtë i pandehuri akuzohet se ka kryer veprën penale të lartcekur, andaj Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./kallxo.com/

Të ngjajshme