đ—›đ—Œđ˜đ—¶: NĂ« krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe, pagat ulen pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« tĂ« punĂ«suarve

 đ—›đ—Œđ˜đ—¶: NĂ« krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe, pagat ulen pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« tĂ« punĂ«suarve

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në krizën më të madhe në shumë vite pagat janë ulur për një numër të të punësuarve, e për disa janë rritur shumë pak.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka numëruar rritjet e çmimeve që janë bërë në sektor të ndryshëm. Sipas tij tatimi në pronë është rritur, tatimi në Vlerën e Shtuar në mallra ushqimore nuk është ulur, as akciza në naftë nuk ulet.

“Tatimi nĂ« pronĂ« rritet. Tatimi nĂ« VlerĂ«n e Shtuar nĂ« mallra ushqimore nuk ulet, as akciza nĂ« naftĂ« nuk ulet. Investimet publike bien nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historikisht. NĂ« buxhet teprojnĂ« mjetet, tĂ« cilat zhvlerĂ«sohen nga inflacioni”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

‱ NĂ« krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe nĂ« shumĂ« vite, pagat ulen pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« tĂ« punĂ«suarve, e pĂ«r disa rriten shumĂ« pak.

‱ Shtesa nĂ« pagĂ« nga pĂ«rvoja e punĂ«s pĂ«rgjysmohet nga 0.5% nĂ« 0.25% pĂ«r çdo vit pĂ«rvojĂ«.

‱ Tatimi nĂ« pronĂ« rritet.

‱ Tatimi nĂ« VlerĂ«n e Shtuar nĂ« mallra ushqimore nuk ulet, as akciza nĂ« naftĂ« nuk ulet.

‱ Investimet publike bien nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historikisht.

‱ NĂ« buxhet teprojnĂ« mjetet, tĂ« cilat zhvlerĂ«sohen nga inflacioni.

‱ Subvencionohen kompanitĂ« e sektorit tĂ« energjisĂ« dhe bizneset, por askush nuk e di si dhe sa mjete tĂ« buxhetit janĂ« shpenzuar.

‱ NĂ« Kuvend vijnĂ« marrĂ«veshje pĂ«r kredi pĂ«r ndihma sociale.

TĂ« ngjajshme