𝗛𝗼𝘁𝗶: 𝗩𝗲𝘁ë𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝗷𝗮 𝗶 𝗸𝗮 𝗺𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘁 𝗽ë𝗿 𝟭𝟱 𝘃𝗷𝗲𝘁

 𝗛𝗼𝘁𝗶: 𝗩𝗲𝘁ë𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝗷𝗮 𝗶 𝗸𝗮 𝗺𝗮𝘀𝗵𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿ë𝘁 𝗽ë𝗿 𝟭𝟱 𝘃𝗷𝗲𝘁

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tani është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosjes (LVV) që është në pushtet, për mashtrim të qytetarëve për 15 vjet.

Në një postim në Facebook ai ka renditur disa nga arsyet përse mendon që LVV-ja ka mashtruar.

“Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vjet, sepse: e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë; e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës; e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera; e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer; i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare; e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, tani e njëjta forcë politike, pranon të zbatojë të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshjeve që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

Ai ka thënë se LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës.

“LDK-ja është kundër mashtrimit. LDK-ja është për shtetin e Kosovës. LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë”, ka shkruar Hoti.

Të ngjajshme