đ—›đ—źđ˜‡đ—¶đ—żđ—¶:Kurti e ka bĂ«rĂ« shprehi, çdo hap para e pĂ«rcjellĂ« me dy mbrapa

 đ—›đ—źđ˜‡đ—¶đ—żđ—¶:Kurti e ka bĂ«rĂ« shprehi, çdo hap para e pĂ«rcjellĂ« me dy mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se është bërë shprehi e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që çdo hap para të tijin ta përcjell me dy mbrapa.

Në RTV Dukagjini, Haziri ka deklaruar se veprime të kësaj natyre ishin ato karshi dialogut Kosovë-Serbi.

“Kryeministri i KosovĂ«s e ka bĂ«rĂ« shprehi prej qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kryeministĂ«r çdo hap para e pĂ«rcjell me dy hapa mbrapa. Vendimet mĂ« tĂ« mĂ«dha i ka pasur karshi dialogut dhe rreth tij, njĂ« hap para e ka pĂ«rcjell me dy mbrapa”, ka thĂ«nĂ« Haziri.

Haziri ka theksuar se takimi Kurti-Kuçiq në Bruksel do të ndodhë sapo të zbutet pala e dytë, ajo serbe.

Tutje, i njëjti ka theksuar se në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka pasur asnjëherë kushtëzime nga palët. Nëse ka pasur diçka të asaj natyre, sipas Hazirit, janë hedhur poshtë nga pala ndërkombëtare.

“AsnjĂ«ra palĂ«, asnjĂ«herĂ«, sado qĂ« kanĂ« vendosur formate tĂ« kushteve, nĂ« momentin qĂ« Ă«shtĂ« lexu dhe Ă«shtĂ« parĂ« si kusht, ka ra. SĂ« paku konsistencĂ« kemi, parimi i dialogut dhe agjenda qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcaktu ka eleminuar kushtĂ«zimin e palĂ«ve”, ka thĂ«nĂ« Haziri.

TĂ« ngjajshme