𝗚𝗷𝗼𝗯ë 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗽ë𝗿 𝘁𝗲𝗷𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺 𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë 𝗻ë 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷

 𝗚𝗷𝗼𝗯ë 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗽ë𝗿 𝘁𝗲𝗷𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺 𝘁ë 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë 𝗻ë 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.K (M/K) i moshës 25 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe një ( 1 ) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjajshme