𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 | 𝟯𝟬 𝗽𝗮𝘁𝗲𝗻𝘁ë 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿ë 𝘁ë 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝘀𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁ë 𝗱𝗶𝘁𝗲

 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 | 𝟯𝟬 𝗽𝗮𝘁𝗲𝗻𝘁ë 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿ë 𝘁ë 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝘀𝗸𝘂𝗮𝗿 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝘀𝗵𝘁𝗮𝘁ë 𝗱𝗶𝘁𝗲

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 03.03.2023-09.03.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e treqind e nëntëdhjetë e nëntë (1399) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e tetë (8) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, tetë (8) aksidenteve me të lënduar, si dhe janë konfiskuar tridhjetë (30) patentë shoferë.

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme