𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 | 𝗧𝗲𝗷𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺 𝗶 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë, 𝗸𝘂𝗻𝗱ë𝗿𝘃𝗮𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘁 𝗶 𝗺𝗲𝗿𝗿𝗲𝘁 𝗽𝗮𝘁𝗲𝗻𝘁ë 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗶

 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 | 𝗧𝗲𝗷𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺 𝗶 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘀ë, 𝗸𝘂𝗻𝗱ë𝗿𝘃𝗮𝗷𝘁ë𝘀𝗶𝘁 𝗶 𝗺𝗲𝗿𝗿𝗲𝘁 𝗽𝗮𝘁𝗲𝗻𝘁ë 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗶

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Llabjan.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Të ngjajshme