𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗹𝗲𝗵𝘁ë𝘀𝗼𝗻 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗮𝗿 𝗽ë𝗿 𝗻𝗷ë 𝗸𝗮𝘁𝗲𝗴𝗼𝗿𝗶

 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗺𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗹𝗲𝗵𝘁ë𝘀𝗼𝗻 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝗻 𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗮𝗿 𝗽ë𝗿 𝗻𝗷ë 𝗸𝗮𝘁𝗲𝗴𝗼𝗿𝗶

Gjermania ka lehtësuar për një kategori personash, procesin e bashkimit familjar. Ky lehtësim ka të bëjë me heqjen e testit të mësimit të gjuhës gjermane.

Kështu, nga 1 janari i vitit 2013, në Gjermani ka hyrë në fuqi vendimi sipas të cilit, bashkimi familjar, mund të bëhet pa testet paraprake të gjuhës, por vetëm në rastet kur të punësuar në shtetin gjerman janë personat  e punësuar me kualifikime.

Kjo do të thotë se testi për bashkim familjar nuk u kërkohet atyre që kanë të punësuar në Gjermani, familjarin i cili atje është me një diplomë të njohur.

Bahri Cani, gazetar nga Deutsche Welle, në një deklarim të drejtpërdrejtë për programin e mëngjesit në RTK, sqaroi se në këtë rast, duhet bërë dallimi se heqja e këtij detyrimi për të mësuar gjuhën, nuk ka të bëjë me ata që shkojnë në Gjermani, bazuar në Rregulloren për Punësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pra, për personat e tjerë dhe kategoritë e tjera edhe më tej vazhdon të mbetet në fuqi, dhënia e testit të gjuhës, para se të bëhet bashkimi familjar”, shpjegoi Cani për RTK-në.

“Në këtë rast, personat që kanë shkuar në Gjermani sipas Rregullës për punësim për Ballkanin Perëndimor, nuk mund të bëjnë bashkimet familjare pa testin paraprak të gjuhës”,  deklaroi ai.

Gjermania është një nga vendet e pakta në BE që për bashkim familjar, kërkon mësimin bazik të gjuhës gjermane, para se të ndodhë bashkimi familjar./DW/

Të ngjajshme