𝗚𝗮𝗴𝗶𝗰𝗮: Më i votuari i PDK-së i bashkohet AAK-së në Gjilan

 𝗚𝗮𝗴𝗶𝗰𝗮: Më i votuari i PDK-së i bashkohet AAK-së në Gjilan

“Aderimet nĂ« partinĂ« e Ramush Haradinajt nĂ« Gjilan nuk kanĂ« tĂ« ndalur. VetĂ«m nĂ« ditĂ«t e fundit, AAK-sĂ« nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« i janĂ« bashkuar emra tĂ« njohur nga tĂ« gjitha fushat, qytetarĂ« tĂ« respektuar e familje tĂ« njohura”, ka bĂ«rĂ« me dije se  i pari i AAK-sĂ« nĂ« Gjilan, Nazim Gagica, i cili ka prezantuar sot, siç tha,  aderimin mĂ« tĂ« ri, ish-asamblisitin mĂ« tĂ« votuar tĂ« PDK-sĂ«, Riza Abdyli.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, prej sot i bashkohet më i votuari i PDK-së në këtë Komunë, afaristi i suksesshëm, Riza Abdyli.  Ai ka qenë fillimisht anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së, dy mandate anëtar i kryesisë së partisë, ndërsa një mandat shef i grupit të këshilltarëve të këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal në Gjilan”, ka njoftuar Gagica.

Ai ka shtuar se qytetarë nga të gjitha profilet po i bashkohen Aleancës sepse po e konsiderojnë si alternativa e vetme për ta qeverisur Komunën dhe shtetin.

“AAK-së në Gjilan i janë bashkuar një numër i madh kuadro prej kohës kur kjo degë ka pësuar ndryshime në strukturën e saj udhëheqëse.

“Të rinjë e të moshuar, juristë e ekonomistë, mjekë e afaristë, qytetarë të shumtë nga të gjitha profilet profesionale, po e shohin AAK-n si alternativën e vetme dhe më seriozja për të qeverisur me Komunën e me shtetin”, është shprehur Gagica.

TĂ« ngjajshme