𝗘 𝗿ë𝗻𝗱ë: 𝗡ë𝗻𝗮 𝗻ë 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗵𝘂𝗺𝗯 𝗳𝗼𝘀𝗵𝗻𝗷𝗮𝘁 𝗻ë 𝗷𝗮𝘃ë𝗻 𝗲 𝟮𝟭-𝘁ë, akuzon mjekët e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm
![𝗘 𝗿ë𝗻𝗱ë: 𝗡ë𝗻𝗮 𝗻ë 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮 𝗵𝘂𝗺𝗯 𝗳𝗼𝘀𝗵𝗻𝗷𝗮𝘁 𝗻ë 𝗷𝗮𝘃ë𝗻 𝗲 𝟮𝟭-𝘁ë, akuzon mjekët e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2023/05/ezgif.com-gif-maker-2023-05-01T133916.917-850x560.webp)
Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinikën e Gjinekologjike dhe Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një grua ka lindur të vdekura dy foshnjat e saj binjake. E për këtë, nëna 42-vjeçare fajtorë bën stafin mjekësor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin dhe në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës.
Sipas 42-vjeçares për shkak të dhimbjeve që kishte gjatë kohës që ishte 21 javë shtatzënë, kishte shkuar në spital ku edhe kishte marrë terapi. E pas kësaj, ajo ka pohuar se ka lindur dy foshnjat, njërën në shtëpi dhe tjetrën në Klinikën e Gjinekologjisë.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të foshnjave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.