đ——Ă«đ—»đ—Œđ—”đ—Č𝘁 shtetasi kosovar nĂ« ZvicĂ«r, vodhi piktura tĂ« Picassos e i shiti pĂ«r 150 euro

 đ——Ă«đ—»đ—Œđ—”đ—Č𝘁 shtetasi kosovar nĂ« ZvicĂ«r, vodhi piktura tĂ« Picassos e i shiti pĂ«r 150 euro

NjĂ« 37-vjeçar mĂ« shtetĂ«si tĂ« dyfishtĂ« kosovare dhe serbe, Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 4 vjet e gjysmĂ« burgim nĂ« ZvicĂ«r, pasi kishte vjedhur piktura tĂ« Pablo Picassos nĂ« shtĂ«pinĂ« e njĂ« pensionisti dhe i kishte shitur nĂ« treg pĂ«r 150 euro, shkruan “St. Galler Blatt”.

37-vjeçari bashkë me një person tjetër në tetor të vitit 2020 kishin kryer vjedhjen në Weinfeld TG të Zvicrës. Lidhën pensionisti 80-vjeçar para se të kryeninin vjedhjen.

Raportohet se shuma totale e vjedhjes ishte 75 mijë franga. Në mesin e gjërave që vodhën ishin dy piktura të piktorit të famshëm Pablo Picasso, vlera e të cilave në treg sillet rreth 50 mijë franga zvicerane.

Shtetasi kosovar u dënua duke u bazuar në gjurmët që la. Ai ishte kapur nga Policia gjatë një vjedhje tjetër në vitin 2021.

Se ku gjenden pikturat e Picassos, shtetasi kosovar ka thënë në gjykatë se nuk e di. Ai ka treguar se i shiti me çmim të ulët në treg në Thurgau.

“Ishin false, i kam shitur nĂ« treg pĂ«r 150 euro”, ka thĂ«nĂ« kosovari nĂ« gjykatĂ«.

Ai ka thënë se ishte një vjedhje e planifikuar. Ai duke u përgjigjur në sallën e gjyqit, po përpiqej të mbante lotët.

Tregoi se kishte humbur gjithçka duke luajtur poker. ThotĂ« se nuk donte t’i bĂ«nte asgjĂ« tĂ« moshuarit tĂ« cilin e grabiti. Tregon se njĂ« ditĂ« pas grabitjes, ishte ndalur pranĂ« shtĂ«pisĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se i moshuari ka mundur tĂ« lirohet.

Për këtë arsye edhe avokati i kosovarit ka kërkuar një dënim me kusht. Por, gjykata i ka parë gjërat ndryshe. Ka dënuar kosovarin me katër vjet e gjysmë burg. Pos kësaj, ai duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet. Po ashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe një dëmshpërblim prej 25.680 franga për gjërat e vjedhura.

TĂ« ngjajshme