𝗗ë𝗻𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗼𝗿𝗶 𝗽ë𝗿 𝗻𝗴𝗮𝗰𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗲𝗸𝘀𝘂𝗮𝗹 𝗾ë 𝗶 𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗯ë𝗿ë 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲𝘀 𝘀ë 𝘁𝗶𝗷

 𝗗ë𝗻𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗳𝗲𝘀𝗼𝗿𝗶 𝗽ë𝗿 𝗻𝗴𝗮𝗰𝗺𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗲𝗸𝘀𝘂𝗮𝗹 𝗾ë 𝗶 𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗯ë𝗿ë 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲𝘀 𝘀ë 𝘁𝗶𝗷

22-vjecarja, Medinë Dauti e cila ishte viktimë e ngacmimit seksual nga profesori i saj ka njoftuar se ky i fundit, Kastriot Kurti është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për ngacmim seksual ku edhe i është shqiptuar dënimi prej 1 viti e gjysmë burgim si dhe i është caktuar ndalimin e kontaktimit me Medinë Dauti në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare.

Kështu e ka bëre të ditur vetë Dauti përmes rrjetit të saj Facebook, njofton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Liri. Drejtësi. Autonomi

Ajo që kam kërkuar nga institucionet e drejtësisë tash e një vit ka qenë vetëm liria, drejtësia dhe autonomia. Të lëvizi e lirë e pa u ngacmuar, të më njihet cënimi që më është bërë nga institucionet e drejtësisë, dhe mbrohet e drejta ime për të thënë JO! Sot, Gjykata Themelore në Gjilan i konfirmoi të gjitha këto duke e shpallur fajtor të akuzuarin për ngacmim seksual. Sipas kërkesës sime, Gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin me kusht me një vit burgim, ndërsa si kusht ia ka caktuar ndalimin e kontaktimit tim në çfarë do forme për periudhën tre vjeçare.

Rrugëtimi për të arritur deri këtu ka qenë tepër sfidues, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Ndjenjat e pasigurisë, frika e vazhdueshme, cenimi i integritetit tim fizik e seksual, janë vetëm disa nga tmerret e përjetuara.

Unë besoj se këtë ditë nuk do e kisha arritur pa përkrahjen e familjes sime, miqve të mi, publikut, e veçanërisht pa përkrahjen e avokates time, Rina Kika.

Kjo fitore është një dëshmi e vendosmërisë së palëkundur dhe përkushtimit të saj për drejtësi. Këmbëngulja dhe profesionalizmi i Rinës për lirinë time, kanë qenë thelbësore në krejt këtë rrugëtim.

Sot, nuk kam fituar vetëm unë, sot është bërë një hap përpara drejt gjykimeve të drejta dhe njohjes së përvojave të personave që përjetojnë ngacmime seksuale. Shpresoj se ky rast do t’i shërbejë institucioneve të drejtësisë si udhërrëfim për trajtimin e rasteve të tilla në të ardhmen.

Të ngjajshme