𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗲 𝗔𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 do të promovojë profilet profesionale të shkollës së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”
![𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗲 𝗔𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 do të promovojë profilet profesionale të shkollës së Agrobiznesit “Sahit Baftiu”](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2023/04/ezgif.com-gif-maker-2023-04-14T214252.081.webp)
Më 26 prill duke filluar nga ora 11:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit Drejtoria Komunale e Arsimit do të promovojë profilet profesionale të Shkollës së Mesme të Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan.
Albana Demiri, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, ka thënë se orientimi profesional mbetet njëri nga objektivat kryesore.
“Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore që me datën 26.04.2023 të bashkohen, dhe njoftohen nga afër me profilet profesionale të kësaj shkolle. Ju mirëpresim në teatër të qytetit nga ora 11:00! Punët dhe idetë e mira tashmë po realizohen”, ka thënë drejtoresha Albana Demiri. /2LONLINE/
![](https://zerogjasht.com/wp-content/uploads/2023/04/dka_agrobiznesi.jpg)