????? ??????? ? ???-?ë: Kryeministri i Kosovës erdhi në Gjilan për punë koti

 ????? ??????? ? ???-?ë: Kryeministri i Kosovës erdhi në Gjilan për punë koti

Kryeministria aktual para disa ditësh nga Brukseli deklaronte se ‘nuk jam për çështje teknike, por për çështje madhore’.

Por, po dëshmohet vazhdimisht se ky është për punë koti. Më 09.12.2022 kishe kohë për kyçje online nga Vjena, në debatin për “buxhetin” e komunës së Gjilanit, i cili është buxhet komunal i garantuar me ligje dhe i votuar e miratuar me 30.09.2022 në Kuvendin Komunal, në seancën e jashtëzakonshme.

Dhe përsëri dje më 11.12.2022 (pas 2 ditësh), kryeministri erdhi në Gjilan, për të mbajtur ligjërata koti, për ‘punën’ një vjeçare të Komunës së Gjilanit, e jo për të qëndruar në Mitrovicën e Veriut me djemtë e vajzat më të mirë të Gjilanit dhe gjithë Kosovës, që janë atje në çdo moment të kërcënuar dhe rrezikuar nga grupet kriminale dhe terroriste, vetëm e vetëm për t’i mbuluar dështimet e kryeministrit me “teneqe”, zgjedhje e shumë çështje tjera.

Kryeministër, mos harro se Policia nuk janë ‘Majmuna, që nuk shkoni në veri’, siç u thoshe sa ishe në opozitë. Ata ishin dje dhe janë sot përsëri atje, dhe sa bën vizita koti, shko e qëndro tani atje me ta, e jo nesër në spitale apo….., ose kthej në familjet dhe fëmijët e tyre.

Kryeministër, nuk jeni serioz, ju dje ishit në ora 13:00 në takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në ora 16:00 në kampin Belvedere në Mitrovicën Jugore, e në mbrëmje në Gjilan për çështje shumë koti, për 3 projektet më të mëdha në qytet: Flamurin gjigant te rrethi, murin kinez dhe shqiponjën e zezë.

Ju tani po veproni sikur të jetë gjendja normale dhe jo e jashtëzakonshme, ku sipas gjendjes dhe fjalëve tuaja Serbia po kërcënon me përsëritje të luftës, ndërsa duhej të ishe në Shqipëri në takime të jashtëzakonshme me shtetin shqiptar, e jo në Gjilan për punë koti.

Kryetari i Komunës e ka për obligim ligjor që raportin e punës për çdo 6 muaj dhe 1 vit ta shpalos dhe të raportojë, vetëm para Kuvendit Komunal dhe qytetarëve të Gjilanit të cilët e kanë votuar dhe zgjedhur.

Kryetari i Komunës nuk ka nevojë për bedel apo moderator të takimit me qytetarë sepse, shtrohet pyetja, a do të keni kohë që në 34 Komuna tjera të jeni prezent në raportin punës së tyre?!.

Kryeministër, nëse nuk e keni ditur, Kuvendi Komunal i Gjilanit nga muaji mars 2022 nuk funksionon dhe kjo tregon se nuk ka pasur vendime, veprime dhe të mira tjera për qytetarët e Gjilanit gjatë vitit 2022.

Vendimin më të mirë të cilin munda ta bëni sot ju dy së bashku, është që sallën e Kuvendit Komunal t’ia dhuroni ndonjë OJQ-je, Ansamblit të Valleve apo ta shndërroni në Galeri të Arteve…

Burim Berisha, ish-këshilltar Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së

12 dhjetor 2022

Të ngjajshme