𝗕𝘂𝗻𝗷𝗮𝗸𝘂: 𝗟𝗗𝗞-𝗷𝗮 𝘀’𝗸𝗮 𝗻𝗱ë𝗿𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗾ë𝗻𝗱𝗿𝗶𝗺 𝘀𝗮 𝗶 𝗽ë𝗿𝗸𝗲𝘁 𝗺𝗮𝗿𝗿ë𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲

 𝗕𝘂𝗻𝗷𝗮𝗸𝘂: 𝗟𝗗𝗞-𝗷𝗮 𝘀’𝗸𝗮 𝗻𝗱ë𝗿𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗾ë𝗻𝗱𝗿𝗶𝗺 𝘀𝗮 𝗶 𝗽ë𝗿𝗸𝗲𝘁 𝗺𝗮𝗿𝗿ë𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjes me Serbinë, ka konfirmuar për EO, deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku.

Ajo tha se një marrëveshje e pranueshsme për LDK-në duhet ta ketë njohjen finale në qendër.

“Jo absolutisht dhe nuk duhet të prisni që ndryshon qëndrim Lidhja Demokratike e Kosovës. Ne në parlament, si dhe lidershipi ynë, kemi treguar se jemi pro bisedimeve me Serbinë, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe finale”, tha Bunjaku.

“Sa i përket bisedimeve teknike dy dekada më herët edhe qeveritë e kaluara kanë shtjelluar bisedime dhe mund të them që asnjëherë s’kemi ardhur deri tek qëllimi final që të jetë njohja finale në qendër”, tha Bunjaku.

Të ngjajshme