𝗕𝗮𝗷𝗾𝗶𝗻𝗼𝘃𝗰𝗶 𝗶 𝗩𝗩-𝘀ë: 𝗡𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗳𝘂𝗾𝗶 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗾ë 𝗲 𝗿𝗿ë𝘇𝗼𝗻 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻ë 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶

 𝗕𝗮𝗷𝗾𝗶𝗻𝗼𝘃𝗰𝗶 𝗶 𝗩𝗩-𝘀ë: 𝗡𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗳𝘂𝗾𝗶 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗾ë 𝗲 𝗿𝗿ë𝘇𝗼𝗻 𝗤𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻ë 𝗞𝘂𝗿𝘁𝗶

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka forcë politike që mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

Ai në T7, ka thënë se kjo jo vetëm për shkak të numrave në Kuvend, por edhe për atë që sipas tij Kurti gëzon popullaritet.

Megjithatë, Bajqinovci ka thënë se nuk ka nevojë që të mbahen zgjedhjet gjatë këtij viti për shkak të situatës në Veri, pasi thotë se ky problem është tash e 23 vjet.

”Së pari, asnjëra nga këto që u përmendën nuk mund ta thonë vendin në zgjedhjet. Konjufca e ka thënë për shkak të bllokadës së Kuvendit”, tha fillimisht Bajqinovci, duke përmendur deklaratën e Konjufcës në Kuvend që vendi mund të shkojë në zgjedhje.

“Nuk besoj që ka nevojë të shkohet në zgjedhje për shkak se kemi probleme të Veriut për 23 vjet. Nuk ka forcë politike që mund ta rrëzojë Qeverinë”, ka thënë deputeti i VV-së.

Të ngjajshme