???: Më 2022 bankat realizuan 140.3 milionë euro fitim të pastër

 ???: Më 2022 bankat realizuan 140.3 milionë euro fitim të pastër

Sektori bankar në Kosovë përmbylli vitin 2022 me fitim neto prej 140.3 milionë euro, që është vlera më e lartë e realizuar që nga themelimi i sektorit bankar. Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) “Vlerësimi tremujor i ekonomisë”.

Sipas raportit, kjo performancë e sektorit u mundësua nga rritja më e lartë e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve.

Me rritje u karakterizuan edhe shpenzimet e sektorit, që shënuan rritje më të lartë vjetore kundrejt vitit paraprak prej 12.4 përqind nga 2.6 përqind, dhe arritën vlerën prej 230.0 milionë euro. Kontributin në këtë diferencë e kishte rritja vjetore prej 12.1 përqind apo 14.6 milionë euro e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative që kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve të personelit për 16.3 përqind (apo për 8.4 milionë euro). Kjo rritje sugjeron presionin e inflacionit në korrigjim të pagave të punonjësve në sektorin bankar.

Poashtu, kategoria e shpenzimeve të jo-interesit shënoi rritje krahas rënies në vitin paraprak, për shkak të rritjes së shpenzimeve për tarifa dhe komisione si dhe provizioneve për humbjet e kredive (17.1 përqind rritje apo 2.5 milionë euro rritje).

Të ngjajshme