?????? ? ?????? ?ë ?????ë: 1200 të mitur vdesin çdo vit nga ndotja

 ?????? ? ?????? ?ë ?????ë: 1200 të mitur vdesin çdo vit nga ndotja

Më shumë se 1200 të mitur vdesin çdo vit në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit.

Alarmi është dhënë në raportin e saj të fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit e cila paralajmëron për rreziqet e smogut të akumuluar nga 27 vendet e Bashkimit dhe gjithashtu nga Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. 

Në Itali, është veçanërisht shqetësuese zona e Luginës së Po, e cila konfirmohet të jetë ndër më të ndoturat në Evropë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit kërkon nga qeveritë e vendeve evropiane politika specifike për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ndër këto, krijimi i “zonave të ajrit të pastër” rreth shkollave, intensifikimi i sipërfaqeve të gjelbra kundër smogut. 

Sipas të dhënave në raport, në fakt, pak më shumë se 10% e sipërfaqeve të gjelbra ndodhen në një rreze prej 300 metrash nga shkollat. Vetëm 6% e strukturave janë të mbuluara me pemë, transmeton oranews.

Shkollat ​​me mjedisin më të gjelbër gjenden përgjithësisht në  vendet e Evropës Veriore. Në Itali, në qytete si Milano, Bari dhe Napoli, vetëm 5% e zonave brenda 300 metrave nga shkollat ​​kanë një lloj vegjetacioni. Situata përmirësohet në Romë, Firence dhe Bolonja, ku përqindja është midis 5 dhe 10%. 

Përtej marrëdhënies mes shkollave dhe zonave të gjelbra, situata në Itali mbetet alarmante. Kremona është një nga qytetet më të ndotura me një përqendrim të grimcave të imta në ajër ndër më të lartat në Evropë, në vendin e 372-të. 

Të ngjajshme