𝗔𝗱𝗲𝗿𝗼𝗻 𝗻ë 𝗔𝗔𝗞, 𝗩𝗷𝗼𝗹𝗹𝗰𝗮 𝗠𝗮𝘁𝗼𝘀𝗵𝗶
Lajmin për aderimin e znj. Matoshit e ka dhënë kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një postimi në “facebooku” :
Ky është shkrimi i tij në facebook:
Ish-Këshilltarja Komunale në Gjilan, Vjollca Matoshi prej sot rrugëton me Aleancën, sepse ajo mendon se për dallim nga subjektet tjera politike, Aleanca udhëhiqet nga shumë njerëz me vlera e të dëshmuar në secilën etapë të historisë sonë.
Vjollca Matoshi ka mbaruar fakultetin e Edukimit në Gjilan. Ka qenë Anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan për dy mandate, Kryetare e Gruas në AKR.
Vjollca njihet si një grua e zonja dhe kontributdhënëse e dalluar në Gjilan.
Ardhja e Vjollcës është vlerë e shtuar për Aleancën, subjekti që po rritet çdo ditë e po përkrahet nga secila familje e respektuar në Gjilan.
Do të rrugëtojmë bashkë në Aleancë për t’i sjellë zhvillim dhe qeverisje pernime Gjilanit dhe Kosovës.
Aleanca mbetet e hapur për secilin individ dhe secilën familje gjilanase, sepse konsiderojmë se vizioni ynë është urgjencë për Gjilanin dhe për Kosovën.
Mirë se erdhe Vjollcë!