𝐎𝐑𝐂𝐀 𝐩𝐞 đšđ€đŹđąđšđ§ đ©đšđ«đš đŠđąđ§đąđŹđ­đ«đąđŹĂ«:Kthimi i trurit s’po ndodh, po avancohen profesorĂ« me publikime nĂ« dyqane pĂ«r fotokopje

 𝐎𝐑𝐂𝐀 𝐩𝐞 đšđ€đŹđąđšđ§ đ©đšđ«đš đŠđąđ§đąđŹđ­đ«đąđŹĂ«:Kthimi i trurit s’po ndodh, po avancohen profesorĂ« me publikime nĂ« dyqane pĂ«r fotokopje

Organizata pĂ«r Rritjen e CilĂ«sisĂ« nĂ« Arsim (ORCA) mbajti sot aksionin protestues “Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit?” para objektit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit, ShkencĂ«s, TeknologjisĂ« dhe Inovacionit.

“Kthimi i trurit – Ă«shtĂ« diçka qĂ« ma sĂ« shumti e kemi dĂ«gjuar nga Kryeministri Albin Kurti. Proklamatat e tij dhe qeverisĂ« sĂ« tij se me ardhjen e tyne nĂ« pushtet truni do tĂ« kthehet nĂ« KosovĂ«, diaspora ka me u kthyer nĂ« KosovĂ«, po dalin dita ditĂ«s tĂ« pavĂ«rteta”, ka thĂ«nĂ« Gjinovci.

“Kjo qeveri, me arsye tĂ« pastra politike e ka shkarkuar rektorin dhe me rastin e zgjedhjes sĂ« rektorit tĂ« ri nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paprovokume Ministrja e Arsimit e ka postu nĂ« Facebook njĂ« biografi tĂ« elaborume mirĂ« tĂ« rektorit tĂ« ri, tĂ« cilĂ«n nuk mund ta gjeje nĂ« internet. Kjo do me thĂ«nĂ« se Ministrja e kishte tĂ« pĂ«rgatitun biografinĂ« e tij, se e dinte kush do tĂ« zgjidhej rektor dhe si rrjedhojĂ«, tash do tĂ« duhet tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r secilin dĂ«shtim tĂ« tij”.

“Pra kjo Qeveri, ka ndĂ«rhyrĂ« nĂ« zgjedhjen e rektorit tĂ« UP- sĂ«, prandaj na do ta mbajmĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r çdo dĂ«shtim qoftĂ« edhe minimal nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s”, tha Gjinovci”.

Gjinovci po ashtu e adresoi edhe punën e avancimeve akademike.

“SĂ« fundmi nĂ« UP po ndodh procesi i avancimeve akademike. Siç duket, njerĂ«zit qĂ« kanĂ« dĂ«gjuar pĂ«r kthimin e trurit nga Kryeministri Arlbin Kurti, nga ministrja e tij dhe Qeveria e tij, kanĂ« besuar se kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« dhe kanĂ« filluar me aplikuar pĂ«r me u rasti i Ilir Murturit i cili ka kryer doktoraturĂ« nĂ« Universitetin Teknik tĂ« VjenĂ«s, universitetin numĂ«r 1 punĂ«suar nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s. I tillĂ« Ă«shtĂ« nĂ« Austri pĂ«r fushĂ«n e vet dhe ndĂ«r tĂ« 100-tĂ«t nĂ« botĂ«. Ilir Murturi, me shumĂ« ma shumĂ« punime shkencore dhe shumĂ« ma shumĂ« kredenciale akademike refuzohet pĂ«r pozitĂ«n e profesorit asistent, ndĂ«rkaq pĂ«r kĂ«tĂ« pozitĂ« rekomandohet Besmir Sejdiu me doktoraturĂ« nĂ« Universitetin e EvropĂ«s Juglindore dhe me tĂ« ashtuquajtura monografi tĂ« publikume dyqanin pĂ«r fotokopje pĂ«rballĂ« nesh RICOH”.

“Ju kĂ«rkoj vĂ«mendje, kjo qĂ« thashĂ« pĂ«r dyqanin pĂ«r fotokopje RICOH nuk Ă«shtĂ« as metaforĂ«, as hajgare, kjo Ă«shtĂ« çka komisioni vlerĂ«sues i kryesum nga Blerim Rexha, me anĂ«tarĂ« Avni Rexhepin dhe Kadri Sylejmanin kanĂ« llogaritĂ« si publikim, si monografi tĂ« kandidatit me doktoraturĂ« nga Universiteti i EvropĂ«s Juglindore nĂ« TetovĂ«â€.

“KĂ«ta nuk kanĂ« marre, aq janĂ« tĂ« paturp saqĂ« guxojnĂ« publikisht me e tallĂ« kandidatin nga Universiteti Teknik i VjenĂ«s duke i thanĂ« qĂ« ky i TetovĂ«s i ka pĂ«rgatitĂ« letrat ma mirĂ«. Pra me gjuhĂ« tĂ« pokerit dhe tĂ« kazinove. KĂ«ta janĂ« kaq tĂ« sigurt qĂ« kjo Qeveri nuk do t’u bĂ«jĂ« asgjĂ« saqĂ« marrin guximin qĂ« nĂ« dokumente zyrtare tĂ« fusin kĂ«so budallallĂ«qe, sepse kjo Qeveri, deputetĂ«t e saj, ministrat e saj dhe zyrtarĂ«t e tjerĂ« tĂ« saj pothujse nĂ« baza ditore pĂ«rfshihen nĂ« takime me rektorin e zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« procese tĂ« ndryshme tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«. Ka veç njĂ« mundĂ«si pĂ«r me kallxuar nĂ«se proklamata pĂ«r kthimin e trurit e qeverisĂ« dhe kryeministrit Albin Kurti Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«â€.

“Pra vetĂ«m atĂ« ditĂ« kur dĂ«gjoni se nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s Ă«shtĂ« zgjedhĂ« profesor asistent Ilir Murturi dhe kur Blerim Rexha, Avni Rexhepi e Kadri Sylejmani tĂ« jenĂ« ndĂ«shkuar nga komisioni disiplinor e tĂ« ju jetĂ« ndalu pjesĂ«marrja nĂ« komisione vlerĂ«suese”.

“Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, ashtu siç janĂ« pĂ«rfshi nĂ« zgjedhjen e rektorit Qerim Qerimi, tash le ta thĂ«rrasin nĂ« zyrĂ« dhe le t’i thonĂ« tĂ« marrĂ« masa pĂ«r kthimin e trurit”.

Gjinovci adresoi edhe njëherë çështjen e profesorëve, Bujar Dugolli e Selim Bezeraj.

“Imagjinoni, plagjiatori Bujar Dugolli rekomandon dikĂ« pĂ«r pozita akademike. NĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« truri po do tĂ« kthehet, por nuk po e lĂ«nĂ«, plagjiatori Bujar Dugolli Ă«shtĂ« nĂ« Kandidati super i dobĂ«t Dorajet Ymeri, i cili nga gjithsej 100 pikĂ« sa mundet me i pasĂ« njĂ« kandidat pĂ«r profesor asistent, i ka marrĂ« 50 rekomandohet pĂ«r profesor asistent. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Arian Janova i cili dikur ishte i arrestum pĂ«r shitje e blemje tĂ« notave, tĂ« cilit krejt ia kemi lexuar mesazhet se si shiste e blinte nota, rekomandohet pĂ«r asistent. Oktaj Hasani pasardhĂ«s i ktyne dy tĂ« tjerĂ«ve nĂ« organizatĂ«n famĂ«keqe studentore Reforma, propozohet asistent nga plagjiatori Bujar Dugolli”.

“Qe pra kthimi i trurit i QeverisĂ« Kurti: Selim Bezeraj plagjiator nĂ« KĂ«shill Drejtues bashkĂ« me infamozin Rifat Krasniqi, kundĂ«rshtar i papepur i tĂ« gjitha reformave nĂ« UP, i cili tash Ă«shtĂ« edhe anĂ«tar i VetĂ«vendosje; Bujar Dugolli e Ardian Kastrati plagjiatorĂ« me vĂ«rtetim nga Senati, qĂ« vazhdojnĂ« me i mbajtĂ« titujt akademikĂ« e me vazhduar punĂ«n nĂ« Universitet, madje edhe me shti persona tjerĂ« infamozĂ« si profesorĂ« e asistentĂ«â€. “Qeveri qĂ« favorizon kolegjet private duke ul kriteret pĂ«r akreditim duke lejuar akreditim tĂ« programeve me persona pa kualifikime superiore akademike. Ky nuk Ă«shtĂ« kthim i trurit, kjo quhet kapje e arsimit tĂ« lartĂ«, nĂ«se jo bash nga ju, atĂ«herĂ« para hundĂ«ve tuja. Kush ka pushtet ka pĂ«rgjegjĂ«si. DĂ«shtimet nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s do t’ia faturojmĂ« Kryeministrit Albin Kurti dhe vartĂ«sve tĂ« tij tĂ« cilĂ«t tĂ« papenguar nga ai, po veprojnĂ« jo mĂ« ndryshe se regjimi i kalum qĂ« e ka sjellĂ« arsimin nĂ« gjendje tĂ« mjerueshme”./klankosova/tv/

TĂ« ngjajshme