𝐆𝐣𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐧𝐣ë 𝐠𝐫𝐮𝐚 𝐩𝐚 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐧ë 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧, Policia nis hetimet

 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐧𝐣ë 𝐠𝐫𝐮𝐚 𝐩𝐚 𝐬𝐡𝐞𝐧𝐣𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐧ë 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧, Policia nis hetimet

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, është shënuar edhe një vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Në raport të PK-së thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES, Gjilan 06.05.2023-02:05. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe vdekja e një gruaja në Hajvali të Prishtinës është duke u hetuar nga Policia e Kosovës. /teve.info/

Të ngjajshme