Moti: Shi e diell kohë pas kohe
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti gjatë javës së parë të nëntorit do të jetë kryesisht me reshje shiu, po edhe me diell kohë pas kohe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celisus, ndërkaq ato maksimale ndërmjet 16-19 gradë.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)
Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.