Zhvilluan gara shpejtësie në Ferizaj, gjobiten me nga 1 mijë euro dy shoferë me vendbanim në Francë
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, njofton se sot rreth orës 02:10 në rrugën ’’Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët : M.H(M/K) i moshës 20 vjeçar dhe G.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar, të dy me venbanim në Francë, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.
“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve ushqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative,
për shtetasit e huaj”, njofton policia.Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apleon policia.