Zhegra bëhet me treg dhe park bashkëkohor
Komuna e Gjilanit ka ndërtuar tregun, parkun dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme në fshatin Zhegër, në një sipërfaqe prej 6,200 metra katrorë, projekt ky që kap vlerën mbi 137 mijë euro.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky lokalitet, së bashku edhe me fshatrat përrreth, është një mundësi e madhe e hapjes së vendeve të reja të punës, kryesisht për 1.667 fermerë që sigurojnë të ardhura përmes bujqësisë dhe granteve në këtë sektor të rëndësishëm.
“Përmes krijimit të infrastrukturës, fermerëve të kësaj ane dhe tregtarëve u janë krijuar kushtet për shitjen e produkteve, ndërsa investimi i parkut si pjesë integralee projektit,
ka krijuar hapësira publike te përbashkëta për banorët e fshatit Zhegër, për të kaluar kohën e lirë dhe pse jo edhe për rekreacionin e turizëm në të ardhmen”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Zhegrën e përshkon edhe rruga Gjilan-Kumanovë dhe në kët zonë të Karadakut ndodhet edhe pikëkalimi kufitar. Projekti do të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e konkurueshmërisë në ekonominë lokale, por do të krijohen parakushtet për zëvendësimin e importeve si dhe do të ndikojë në ngritjen e standardeve për shitje jo vetëm në tregun lokal por edhe ndër-komunal e rajonal.