Zhduket një 43-vjeçar nga Gjilani, familja s’di gjë për fatin e tij

 Zhduket një 43-vjeçar nga Gjilani, familja s’di gjë për fatin e tij

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua në Gjilan, e cila ka raportuar se djali i saj 43-vjeçar është larguar nga shtëpia qe rreth 1 javë dhe më s’është kthyer.

Sinjali mëson se nëna e tij ka njoftuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë provuar që të kontaktojnë me të, mirëpo ai nuk është lajmëruar dhe nuk dinë gjë për fatin e tij.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, janë aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjajshme