Zëvendësministrja e Shëndetësisë shpalos detaje rreth lijës së majmunit, ja cilat masa do të merren në Kosovë

 Zëvendësministrja e Shëndetësisë shpalos detaje rreth lijës së majmunit, ja cilat masa do të merren në Kosovë

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK-së në një konferencë për medie kanë dhënë më shumë detaje rreth infeksionit “Lija e majmunëve”.

Sipas të dhënave të fundit që përfaqësuesit i dhanë para medieve thuhet se, nuk asnjë rast të dyshuar për këtë infeksion në vendin tonë.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë është duke manituruar të gjithë situatën në mënyrë që çdo gjë të jetë në nivelin e duhur.

“Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i lijës së majmunëve. Në bazë të të dhënave epidemiologjike, rreziku për popullatën është i ulët. MSH me të gjitha strukturat e veta po manituron situatën dhe analizon informacion në dispozicion, vlerëson situatën në vend dhe po përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësorë”.

Edhe pse nuk ka raste të dyshuara në Kosovë, përfaqësuesit e MSH-së nuk e anashkalojnë faktin që ky virus të shfaqet edhe këtu, teksa i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kontrolla tek mjeku familjar, në rast të ndonjë simptome.

“Duke qenë se rastet e para janë konfirmuar në kontitentin tonë dhe në rajon, rreziku që ky infeksion të shfaqet edhe në Kosovë është real. Prandaj për çdo ndryshim në lëkurë dhe simptomat tjera të kësaj sëmundje, duhet të paraqiteni sa më parë pranë mjekut familjar”.

Në krahasim me COVID-19, lija e majmunëve nuk e ka shpejtësinë e përhapjes si COVID-19.

“Lajmi i mirë është se ky virus nuk e ka shpejtësinë e përhapjes si COVID-19, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca nuk duhet të mungojë. Jemi duke i shqyrtuar masat të cilat shtetet janë duke i marrë, kur është shfaqur ky infeksion. Në IKSHPK tashmë kanë filluar përgatitjet për porosit e testeve për këtë infeksion dhe do të mbajmë takim me instiuticionet shëndetësore për të diskutuar për hollësitë”, tha zëvendësministrja e shëndetësisë.

Të ngjajshme