Voziti 𝗻ë𝗻 𝗻𝗱𝗶𝗸𝗶𝗺 𝘁ë 𝗮𝗹𝗸𝗼𝗼𝗹𝗶𝘁, 𝘀𝗵𝗼𝗳𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻 𝗶 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝘀𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗹𝗲𝗷𝗮 për 9 muaj

Policia ka njoftuar se në fshatin Novosellë të Kamenicës është gjobitur një shofer pasi ka qenë duke vozitur nën ndikim të alkoolit.
Ai është gjobitur me 300 euro, i është konfiskuar patentë shoferi për nëntë muaj dhe i janë shqiptuar dy pikë negative.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej nëntë (9) muajsh dhe dy (2) pikë negative”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Drejtim i mjetit nën ndikim të Alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi
Kamenicë, 16 janar 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicëme datën 15.
01.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Novosellë komuna e Kamenicës.Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.30 promila.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej nëntë (9) muajsh dhe dy (2) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.