Vjollca Osmani (Leyla) lanson videoklipin e këngës ”Malli”
Këngëtarja e re gjilanase, Vjollca Osmani, tashmë me emrin e saj artistik Leyla, ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar ”Malli”, këngë në të cilën ajo është autore e tekstit dhe për të ka bërë edhe melodinë, derisa kënga është përpunuar në studio nga Ernes Sopit, shkruan kryelajmi.com
Për këtë këngë, që është tejet ritmike, Vjollca Osmani – Leyla, ka realizuar edhe spotin. Kjo këngë është ritmike dhe e kapshme për publikun, kurse për të videoklipi është xhiruar nga Ardit Berisha. Për pamjen e këngëtares është përkujdesur Yllka’s Glam, Bettina, Tanning Room, Guess, Em Estetik, Estetik Hair.
Ndryshe, tashe tutje këngëtaren Vjollca Osmani më tepër do ta shohim me emrin artistik Leyla dhe kjo është kënga e saj e parë me këtë emër,
të cilin do t’a mbajë edhe në të ardhmen.Leyla thotë se kjo këngë qysh tash është pritur shumë mirë nga fansat e saj dhe ajo po dëgjohet me të madhe. Sipas saj, kjo këngë i është përshtatur tregut muzikor dhe ky është vëtëm një nga projektet e saja, ngase ajo javëve e muajve në vazhdim do të paraqitet me surpriza të reja, duke sjellë këngë e videoklipe të reja në muzikën tonë.
Për më tepër në linkun e mëposhtëm, kryelajmi.com po u paraqet videoklipin e këngës “Malli”, me tekst e muzikë të këngëtares së talentuar Vjollca Osmani – Leyla: