Vitia: Nëse mjeku 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 punon vetëm në publik, paga mund t’i arrijë në mbi 1800 euro

 Vitia: Nëse mjeku 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 punon vetëm në publik, paga mund t’i arrijë në mbi 1800 euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me anë të një rregulloreje do të përcaktojnë shtesa për mjekët që do të punojnë vetëm në sektorin publik. Sipas tij me këto shtesa paga e një mjeku specialist do të mund të arrijë mbi 1800 euro.

Vitia të mërkurën, pas mbledhjes së Qeverisë, ka theksuar se janë duke u munduar që t’i bindin mjekët që të mos largohen nga vendi.

“Kemi filluar, është një Rregullore e cila do të përcaktojë që për stafin shëndetësor, për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të ketë një shtesë ekstra, dhe natyrisht është edhe përvoja e punës, dhe për një mjek specialist me të gjitha këto pas kalimit të koeficientëve dhe Ligjit të pagave, mjeku specialist nëse punon vetëm në SHSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1700-1800 euro, ose edhe më shumë në muaj”, ka thekuar Vitia.

Ai ka thënë se është shumë e vërtetë që janë duke u përballur me mungesë të anesteziologëve.

“Është e vërtetë, jemi duke u përballur me mungesë të anesteziologëve, jo infermierëve deri në atë shkallë, por në anë tjetër neve si Qeveri dhe Ministri, po na brengosë ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar, dhe në raport me koeficientët tani, mendoj që profesionistët shëndetësor kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër, dhe kjo është ajo që po mundohemi të bëjmë që t’i bindim stafin shëndetësor që të mos largohen nga vendi”, ka deklaruar Vitia.

Të ngjajshme