Vihet gurthemeli i xhamisë në Lagjen e Spitalit në Gjilan
Është vënë gurthemeli i xhamisë në Lagjen e Spitalit në Gjilan, e cila pritet të jetë më e madhja në qytet.
Ndërtimi i saj, ishte kërkesë e kahershme e banorëve të kësaj lagje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se së bashku me Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim Tërnava dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, vunë gurthemelin për xhaminë në lagjen e Spitalit.
“Uroj që kjo xhami të jetë në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve dhe që të jetë veçanërisht një vend nga ku buron edukata për dashurinë ndaj atdheut dhe paqen ndërnjerëzore”, tha kryetari
Hyseni.I pari i Gjilanit, u shpreh i gëzuar me këtë projekt, duke potencuar se kjo xhami, përveçse që do ta zbukurojë Gjilanin, kjo do të ndikojë në edukimin e brezave të rinj.
Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, tha se ndërtimi i kësaj xhamie do të mundësojë adhurimin e krijuesit dhe në veçanti do të shërbejë në edukimin e brezave të rinj në frymën islame e kombëtare.
Edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, tha se kjo xhami do të shërbejë për gjithë qytetarët e Gjilanit, dhe si e tillë do të jetë qendër e bashkimit dhe e unitetit.