Vetaksident në Remnik të Vitisë, tre të lënduar – njëri dërgohet në QKUK
Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetë askidenti në fshatin Remnik të Vitisë, më 6 tetor, rreth orës 22:00.
Sipas policisë, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë.
Në mesin e të lënduarve personi në gjendje më të rëndë pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Gjilanit është dërguar për në Prishtinë, në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.