Vesa Xhymshiti nga Gjilani zë vendin e parë në garat e matematikës në Kosovë
Vesa Xhymshiti nxënëse e klasës së VI/1 në SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan ka zënë vendin e parë në garën ndërkomunale të matematikës të mbajtur në Ferizaj, shkruan portali Zerogjasht.
Vesa ka marrë gjithsejt 100 pikë, çka e bën triumfin e saj edhe më madhështor.
Ajo doli e para në nivel të klasave të gjashta ndër nëntë komuna sa ishin në garë.
Vesa Xhymshiti do të përfaqëson Kosovën në garën Ndërkombëtare në Nju Jork këtë muaj, NEO SCIENCE OLYMPIAD si medaliste e artë, si dhe në korrik si medaliste e argjend në Holandë, në STEM SCIENCE OLYMPIAD.