Vendlindjen e lëshuem të gjallë, por shumë prej nesh po e preferojmë si truall varri

 Vendlindjen e lëshuem të gjallë, por shumë prej nesh po e preferojmë si truall varri

Eu vendlindja ç’më rri në vetull të synit. Atje lash fëmijërinë, djalërinë dhe një pjesë të burrënisë.

Lashë fyellin në tranin e blozhmuar të shtëpisë, kosën në tra të plemës e kopenë e deleve që vetëm të mballohen Bregut të Lugit të Sokolave që do të zbresin deri te Rogat, por nga aty ska kush t’u grahë që t’i mbyllë në torishtë dhe aty të rradhitën në shtrungë për t’ua marrë ato pika qumësht.

Mahallën time, po thuaj të gjithë e boshatisën, duke e shkretnue atë vend piktoresk.

Po të nxuni nata aty s’ke ku të trokasësh në derë, por në natyrë njenin vesh shtroje e me tjetrin mbulohu dhe numëroi yjzit në qiellin e paanë.

Në shtëpinë time të lindjes s’është as kush, kurse gjerdekut i shihen vetëm dy-tre gurë të themelit.

Shtëpitë e Shabanovitëve gjysmë të rrënuara, për vajtim. Ashtu te Hazirovitët, Ramovitët e kodrës përpjetë: Te shtëpia e Zeqirit  as gjurmë, edhe te Diki gjithashtu. Për të tjerat në atë rend s’di gjë. Te Demirovitët as gjë s’lëvizë. Te Klaiqët vetëm herë pas here ndokush si turist i vonuar.

Jahiri i Rrahmanit, me të cilin i provonim revolet në Mazhicë, u shpërngul në Gjilan, por bashkë me të shoqën Taiben u kthyen përjetësisht në Desivojcë dhe prehen në varrezat tona familjare te dardha në rrafsh.

Desivojcën e lëshuen të gjallë, por shumë prej tyre po e preferojnë si truall varri.

 Nga: Haki Bunjaku/

Të ngjajshme