Veç për femra: Grave i mbesin veç 3 euro derisa të aplikojnë për shtesat e fëmijëve
Aplikimi për shtesat e fëmijëve qenka vetëm për nënat e jo edhe për baballarët. Që në start e ndalon aplikimin e baballarëve pa i marrë parasysh shumë faktorë ekonomik të cilët e vështirësojnë këtë aplikim dhe iu krijojnë familjeve shpenzime të pa nevojshme si:
Shumë gra janë të papuna si shkak i papunësisë së lartë në Kosovë e ku përqindja e grave të punësuara është vetëm 9% e pjesa tjetër e pa punë pra, 91%, e krejt kjo ka ndikuar që gratë nuk kane llogari të hapur bankare pasi që ajo shkakton shpenzime të mirëmbajtjes si:
– ProCredit Bank 5 euro mirëmbajtjamujore;
– TEB Bank 1,
5 Euro mirëmbajtja mujore;– Shumë banka nuk hapin llogari nëse nuk ke kontratë punë
Shumë gra jetojnë në vise rurale apo në periferi të qytetit që përveç shpenzimeve të mirëmbajtjes së bankës krijojnë dhe shpenzime të rrugës deri në 2 euro në dy drejtimet pa i llogaritur shpenzimet e lartpërmendura.
Atëherë shtrohet pyetja: A e kemi qëllimin të i ndihmojmë familjet shqiptare që të ua lehtësojmë sadopak vështirësitë ekonomike me këtë shumë simbolike 10 Euro e 20 Euro apo vetëm të i fusim në polemika se a të hapin gratë shqiptare llogari ku mirëmbajtja e llogarisë bankare dhe rruga nga shtëpia deri në bankë mund të kushtojnë maksimumi 7 Euro e të fitoj 3 euro si shumë të mbetur.
Probleme tjera të hasura janë:
– Nënat që kanë ndërruar jetë, që nuk është nr. i vogël edhe i Lehonave nga COVID 19, burri i saj duhet te gëzojë te drejtën e mbështetjes financiare,
– Nënat nën moshën 18 vjeçare edhe atyre duhet lejuar aplikimi pasi që ato kanë nevojë për mbështetje financiare.
Lehtësoni mundësinë që prindërit të aplikojnë për të përfituar këto shuma.
*Autori është njohës i çështjeve ekonomike./periskopi/