Valentina Bunjaku Rexhepi kandidate për deputete nga LDK
Valentina Bunjaku Rexhepi, është futur sërish në listën e kandidatëve për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton “Zerogjasht”.
Shkrimi i saj i plotë:
Sot, Dega e LDK-së në Gjilan, e mbajti Kuvendin e Punës, në të cilin u diskutua për mobilizimin për Zgjedhjet Parlamentare, krizën institucionale nga qeverisja e praktikantëve në komunë, si dhe u miratuan kandidaturat për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Me një ndjenjë të thellë krenarie, njoftoj se kam arritur sërish të marrë besimin për hyrje në listën e kandidatëve, si deputete për Kuvendin e Kosovës. Kjo është një mundësi e çmuar që më jepet për të vazhduar të jem zë i qytetarëve, dhe për këtë dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta ndaj të gjitha strukturave të partisë për besimin e palëkundur, Degës, Kryesisë, Forumit të Rinisë, e veçmas përkrahjen e pakursyer nga Forumi i Gruas, si forumi më i suksesshëm që e udhëheqi në nivel vendi. Unë do të vazhdoj besnikërisht për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve tanë, e veçmas Gjilanit e Anamoravës. Vota është besim. Faleminderit që më besoni për disa mandate të jem deputete e Kuvendit të Kosovës. S’do të heshti kurrë për interesat e qytetarëve! E dini ju tashmë!