Valdrin Shala, Meteorologu i cili me saktësinë më të madhe qytetarëve ju prezanton kushtet klimatike nën llogon “Meteo Kosova”
Përmes postimit të tij në facebook Valdrini shpjegon rrugëtimin e tij:
I ngazëllyer me pajisjet e fundit meteorologjike!
Rrugëtimi im filloi qysh në vitin 2008, kur edhe shfaqa interesimin tim të parë për meteorologjinë.
Për ta bërë më të veçantë pasionin tim, në vitin 2014 jam pajisur edhe me “Stacionin Personal Meteorologjik” i kompanisë Davis, ndër më të mirët. Me këtë stacion, regjistrojmë të gjitha parametrat meteorologjike në kohë reale, si: temperaturën, sasinë dhe intensitetin e reshjeve, drejtimin dhe shpejtësinë e erës, shtypjen atmosferike, lagështinë, etj. Të gjithë këto informata, shpërndahen nëpër uebsajtet më të mëdha meteorologjike botërore,me ç’rast e përdorin Gjilanin si pikë referente për parashikimet meteorologjike për të ardhmen.
Sikur kjo të mos mjaftonte, për ta bërë edhe më atraktiv pasionin tim, së fundi, këtë vit, jam pajisur edhe me dy pajisje të tjera: “Termometri Digjital Infrared” dhe “Anemometri Digjital”
“Termometri Digjital Infrared” bën matjen e temperaturës së gjësendeve përreth (çdo gjë që na rrethon), si dhe temperaturën e vranësirave, qiellit, etj. Regjistron temperaturën prej -50 deri në 400°C.
“Anemometri Digjital” bën matjen e shpejtësisë së erës. Regjistron shpejtësinë deri në 144 km/h!
Kështu, duke i dhënë përplot hijeshi pasionit tim!