Vakti i mëngjesit, ja prej kur ka filluar të konsumohet
Dr.Anila Kalleshi-dietologe klinike
Thuhet se mëngjesi, si një vakt më vete, nuk ka ekzistuar për pjesën më të madhe të historisë së njerëzimit.
Romakët nuk e konsumonin vaktin e mengjesit, madje ata mjaftoheshin me vetëm një vakt në ditë, rreth mesditës. Ata ishin të fiksuar me tretjen dhe po të haje më shumë se një herë në ditë, konsiderohej si nje veprim i ekzagjeruar.
Ky mendim ndikoi në mënyrën se si njerëzit u ushqyen për shumë kohë.
Në Mesjetë, jeta nëpër manastire ndryshoi mënyrën e te ushqyerit. Askush nuk mund të konsumonte asgje perpara se te kryheshin lutjet e mëngjesit dhe mishi mund të konsumohej vetëm gjatë gjysmës së ditëve.
Fjala ‘breakfast’ pra mëngjes në gjuhën angleze qe filloi te perdorej në këtë kohë dhe ishte një shkurtim i fjalëve “thyeje agjërimin e natës”.
Mëngjesi i plotë britanik u krijua nga ritualet fetare. Gatime të ndryshme vijnë nga festat e Pashkëve dhe periudha që u paraprin Pashkëve.
Mishi që konsumohej ishte mish derri dhe nënproduktet të tij, pasi derri shërben si një magazinë kalorish dhe ushqehet me çdo gjë. Mishi shpesh shoqërohej me vezë.
Nga mesi i shekullit të 17 të gjitha klasat shoqërore filluan të hanë mëngjes.
Nga Lindja mbërritën për herë të parë çaji dhe kafeja si shoqërues, ndërsa vezët e rrahura u shfaqën nëpër tavolinat e të pasurve.
Nga vitet 1740, familjet e pasura filluan te konsumonin mengjesin ne dhoma te posaçme.
Në shekullin e 19 në qarqet aristokratike, për mëngjes ofroheshin deri në 24 lloje të ndryshme ushqimesh.
Në shekullin 19 revolucioni industrial solli vendosjen e rregullit për oraret e punës dhe punëtorët kishin nevojë për një vakt para pune për të fituar energjitë e duhura. Të gjitha shtresat shoqërore filluan kështu të hanë mëngjes para se të shkojnë në punë.
Në fillim të shekullit të njëzetë,John Harvey Kellogg nje amerikan ky , copëtoi misrat dhe i poqi, duke krijuar kështu atë që ne e njohim sot si drithëra, ose kornfleks.
Nga vitet 1920 qeveria po promovonte ngrënien e mëngjesit si vakti më i rëndësishëm i ditës, por kur mbërriti Lufta e Dytë Botërore, mëngjesi ishte shumë vështirë të gjendej.
Në vitet ’50, kur ekonomia filloi të përmirësohej dhe solli mes të tjerash, edhe thekësen e bukës, (një shpikje amerikane), bukë të prerë me feta, kafe të gatshme dhe drithëra të parapërgatitura, mëngjesi pësoi një ndryshim të ri.
Këtu mbërritëm te ky vakt, ashtu siç ne e njohim edhe sot.
Ja 5 rregullat për një mëngjes të shëndetshëm
Mos e shmangni asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes me idenë se kjo do tu shkaktojë kile të tepërta, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën.
Kjo është vërtetë e rëndësishme pasi mëngjesi të jep energji, vë në lëvizje trupin, dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta gjatë ditës.
Sa më shpejt që të konsumojmë mëngjes aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës.
Idealja do të ishte konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi.
Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, megjithatë këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë si drithërat. Proteinat janë më të këshillueshme pasi janë më të shëndetshme dhe një burim i pafund energjish.
Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton si për mëngjesin ashtu edhe për drekën rreth 300 kalori.