Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të bashkëpunoj me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

 Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të bashkëpunoj me Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK),  Ganimete Xhelili, kanë  nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.

Meqenëse ndërmjetësimi si proces, por dhe si instrument është i rëndësishëm për trajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve civile, tregtare, familjare dhe penale, ky memorandumi synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në sferën e avancimit të këtyre çështjeve që janë me interes reciprok. Palët konstatuan rolin dhe rendësin e kësaj marrëveshje në faktin e sensibilizimit të përparësisë dhe afirmimit të zgjidhjes së kontesteve ndërmjet palëve në procedurë gjyqësore.

Palët sipas kësaj marrëveshje do të bashkërendojnë aktivitetet në sferën e bashkëpunimit për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik në Odën e Ndërmjetësuesve te Kosovës (ONDK) dhe prezantimin e temave në fushën e ndërmjetësimit nga ana e ndërmjetësuesve para studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, për trajnime e tema të veçanta që ndërlidhën me fushën e ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës. Fokus i veçantë i këtij memorandumi është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta profesionale (ligjërata/debate) me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët e Fakultetit Juridik. Për implementimin e konferencave / debateve / simpoziumeve, UKZ do t’i vë në dispozicion të ONDK pa kompensim klasat dhe ambientet e tjera.

Të ngjajshme